Vrasja e Pjetër Kolës, zbardhet pista kryesore

Pse u vra 44-vjeçari Pjetër Kola nga Lezha në Qafë-Qele të Pukës? Pista kryesore është ajo e prishjes së pazareve për lëndë narkotike.

Sipas ”Abcnews Albania”, për këtë vrasje janë shoqëruar në komisariat 4 persona, dy prej të cilëve e shoqëruan në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës. Por nuk ndihmuan në zbardhjen e shkakut të vrasjes, pasi u morën në pyete u lanë të lirë.

Po ashtu Policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e autorit që u identifikua një ditë pas vrasjes, Martin Përgjinin alias Anton Përgjini nga Lezha. Kola u vra mbrëmjen e 27 shtatorit me një plumb në bark. Ai i dërgua i plagosur nga i vëllai dhe një person tjetër në Qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?