Vrasja për një gardh, konfliktet mes fqinjëve sa herë që viktima kthehej nga SHBA-ja

Vrasjet për motive ordinere janë rritur frikshëm në vendin tonë. Safet Hyskollari 65-vjeç, u vra mbrëmjen e së mërkurës nga fqinji i tij, Fatmir Manellari në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte sa herë viktima kthehej me pushime nga SHBA-ja në fshat.

Konfliktet lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë, për të ardhur tek konflikti i fundit ndodhur mbrëmjen e së mërkurës i cili ka përfunduar me vdekjen e 65-vjeçarit Hyskollari.

Gjatë ditëve të fundit viktima ka kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubave prej betoni. Autori pretendon pronësinë e ish-kovaçanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës.

SHKARKO APP