Vrau babanë me sende të forta, arrestohet 37-vjeçari në Mallakastër

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. Muhametaj.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Muhametaj, 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. Muhametaj.

Autori është me probleme të shëndetit mendor dhe për këtë kurohej. Ai jetonte i vetëm me nënën dhe babanë e tij, ndërsa ngjarja është zhvilluar në oborrin e shtëpisë. Mësohet se atë e bir kanë debatuar e më pas 37-vjeçari e ka qëlluar të atin me sende të forta në kokë duke e lënë atë të vdekur në vend. Fill pas ngjarjes ai është larguar nga vendi për t’u arrestuar mëngjesin e sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?