Vrau ish-gruan teksa po hante bukë, ja dënimi nga Gjykata për vrasësin
Burgim të përjetshëm është dënimi që ka dhënë sot Gjykata e Ferit për Elton Metajn, i cili ekzekutoi ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj, teksa po hante bukë në banesën e prindërve në Zhupan të Fierit, në shtator të vitit 2021.
Problemet mes çiftit kishin nisur prej vitesh dhe dyshja ishin divorcuar. Metaj kishte marrë peng edhe një herë tjetër familjen e Bengës me kallashnikov, por u desh vrasja e 23-vjeçares që ai të mbyllej pas hekurave për të mos i bërë më keq njeriu.
Trupa gjykuese përbëhej nga gjyqtarët Sonila Hoxhaj, Taulant Banushi, Miranda Noka, ndërsa prokurore e çështjes ishte Ervisa Hyka.