Vrau kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi

Shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi rekursin e ish-efektivit të policisë, Ledjan Zaimi, i akuzuar për vrasjen e Caush Saliasit, ku kërkoi prishje të vendimit të dhënë nga Apeli në 25 janar 2024.
Ai u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim e punonjësit të Policisë së Shtetit.

Zaimi vrau me armë zjarri kolegun e tij Caush Saliasi në 23 maj 2022 brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në Tiranë pak para se dy oficerët e patrullës të përgjithshme të merrnin turnin.
Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve në komisariatin numër 3.
Zaimi në shkallën e parë u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në vrasje me paramendim duke ulur 5 vite dënimin.
Ish-efektivi nuk u pajtua me këtë vendim dhe iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?