Vrau për hakmarrje, 17-vjeçari në burg pikturon përqafimin e munguar me…

Florjan Përvathi ekzekutoi me armë zjarri fqinjin 65-vjeçar Lek Lekgjonaj, më 24 janar të këtij viti. 17-vjeçari e kreu vrasjen për të marrë hakun e babait që i ishte vrarë nga vëllai i viktimës në vitin 2009 pas një konflikti.

Florjani është në burgun e minorenve në Kavajë, aty ku vuan dënimin. I mituri ka talent për pikturë. Ai ka bërë një pikturë murale në oborrin e burgut ku shfaqet duke përqafuar të atin, që e la vetëm 4 vjeç ditën kur u vra nga fqinji. Jeta e tij ka kaluar në sfida të mëdha deri ditën ku dhe kreu aktin e rëndë.

Një përqafim i munguar dhe një jetë e vështirë në një vend të vogël që akoma ekziston gjakmarrja i prenë jetën në mes një adoleshenti që nuk do të jetë më kurrë i njëjti.

SHKARKO APP