Vrau të dashurën dhe u vetëvra, dëshmitë në polici: Pati debate

Klinton Pira dhe 31-vjeçarja nga Gana me shtetësi franceze Jawsackie Jaboah, u takuan pas disa muajsh pritje, ndërsa një debat rezultoi fatal për të dy.

26-vjeçari goditi disa herë 31-vjeçaren e cila edhe pse e plagosur rëndë arriti të zbriste poshtë në sheshpushimin e pallatit për të kërkuar ndihmë, por që humbi jetën rrugës për në spital.

Pira fillimisht tentoi të ndjekë ganezen, por më pas u rikthye në banesë dhe u hodh nga kati i tetë i pallatit në Bulevardin Gjergj Fishta pranë Gjykatës së Tiranës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë vetë i riu që kishte marrë bashkëjetuesen e tij në aeroportin e Rinasit, ndërsa në rrjetet sociale, çifti dukej se kishin një marrëdhënie të mirë, por që përfundoi tragjikisht në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?