Vrau vëllanë dhe kunatën, Gjykata e Apelit në Tiranë lë në fuqi masën arrest me burg për Arsen Muskurtin
Gjykata e Apelit Tiranë ka miratuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg Arsen Muskurtin, autorin e vrasjes së vëllait dhe kunatës, Dritan dhe Nora Muskurti.
Vrasja ndodhi në datën 30 gusht, rreth orës 16:40, në agjencinë e udhëtimeve “Nour Tours”, pranë Rrugës së Kavajës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur “Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Arsen Muskurti dhe caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim A.M të masës së sigurimit personal atë ‘Arrestit ne burg’, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale”.
Seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit u mbajt në 1 shtator, kur Gjykata e Tiranës kërkoi arrest më burg për 30 ditë ndaj Muskurtit, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjendjes së shëndetit mendor.