Vr*sja e 51-vjeçarit nga i riu, dyshohet se kishin një lidhje homoseksuale

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 51-vjeçarit, Valbon alias Marko Beqirim nga 24-vjeçari, Teilor Tivari mbrëmjen e djeshme në Durrës. Nisur nga pretendimi i autorit se viktima tentoi ta përdhunojë ndaj dhe ai e qëlloi, dyshohet se vrasja ka qenë e paramenduar dhe palët dyshohet se ishin në një lidhje homoseksuale me njëri-tjetrin.

Viktima u gjet vetëm me të mbathura. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ai është qëlluar që tek dera nga autori i dyshuar. Më pas ka pasur përleshje mes tyre.

Viktima ka tentuar të mbrohet, ndërkohë që apartamenti është gjetur krejt i mbuluar në gjak, që nga dera kryesore dhe në të gjithë banesën. Viktima u gjet poshtë tavolinës në kuzhinën e apartamentit. Gjithçka rezulton se ka ndodhur brenda një harku kohor prej 25 minutash dhe në kamerat e sigurisë është parë dhe hyrja e 24-vjeçarit në pallat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?