Vr*sja e gjyqtarit, Elvis Shkambi dhe xhaxhanë e tij rrezikojnë burg përjetë

Elvis dhe Gjon Shkambi rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Prokuroria e Tiranës i ka proceduar ata për veprën penale ”Vrasje funksionarëve publikë”, mbi ta rëndon edhe akuza e ”Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë ndaj Ragip e Ervis Kurtajt si dhe armëmbajtje pa leje.

Telashe me ligjin ka edhe punonjësi i sigurisë në gjykatë Banush Koxhaj i cili me neglizhencën e tij nuk mori në konsideratë dritën e dedektorit kur në të kaloi Elvis Shkambi dhe nuk bëri kontroll fizik të tij. Nga administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike të ruajtura në sereverin NVR e Gjykatës, rezulton se autori u paraqit në gjykatë në orën 13:42, të së hënës në ambientet e sallës së pritjes për publikun.

Kur Gjon e Elvis Shkambi kanë kaluar detektorin ai ka dhënë sinjal por Banush Koxhaj ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e gjykatës. Për këtë shkelje ai akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre. Të tre të arrestuarit do të dalin mëngjesin e së enjte para gjykatës ku do të njihen me masat e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?