Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, Shkambi rikthehet të hënën në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë

Të hënën e ardhme, në Gjykatën e Apelit do të rikthehet Gjon Shkambi, por kësaj radhë si person që kërkon ti hiqet masa e sigurisë të vendosur nga Shkalla e Parë pasi akuzohet se bashkë me nipin e tij Elvisi vranë gjyqtarin Astrit Kalaja.

Autori Elvis Shkambi nuk ka ankimuar vendimin e shkallës së parë duke u pajtuar më masën arrest burg pa afat. Ndërkohë mësohet se bashkë me Gjon Shkambin Apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Koxhaj ky i fundit punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në datën 6 tetor, ku Elvis Shkambi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin ku prisnin një vendim sa i takon konflikteve që kishin me 31 familje për çështje pronësie. Pasi gjyqtari Astrit Kalaja vendosi kundër tyre, Elvisi nxjerr nga brezi një armë zjarri dhe qëllon mbi Kalanë duke e lënë të vdekur në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?