Vuante nga probleme të rënda shëndetësore, ndërron jetë në QSUT e burgosura nga Tropoja

Pacientja me mjekim të detyruar, A. L. Hajdarkola, e datëlindjes 03.07.1992, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB), më 15.10.2020.

Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension. Rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet përkatëse janë vënë menjëherë në dijeni dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?