Xhixho: Kemi humbur mbi 112 mijë nxënës në 10 vite

Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho flet për gjendjen e arsimit në vend. Sipas saj shpopullimi po ndikon rëndë, duke sjellë humbje të mëdha të nxënësve dhe mbyllje të shkollave. Situata përkeqësohet edhe nga mungesa e infrastrukturës dhe kushtet e vështira në shumë institucione arsimore.

Postimi i Erisa Xhixhos:

Viti i ri shkollor nis kete jave me 17 mijë nxënës më pak, 22 shkolla të mbyllura, shkolla dy turne në Tiranë, libra me kosto per prinderit pasi ato falas jane te paperdorshem, mësues me rrogat me ulëta rajon dhe shkolla pa siguri. Shpopullimi është dramatik, kemi humbur në 10 vite mbi 112 000 nxënës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fëmijët e Astirit, një zonë me 70 mijë banorë, nuk ka ende shkollë e kopsht. Kosto shumë e lartë për arsimimin e fëmijëve: prindërit paguajnë 100-150 mijë lekë në muaj për after-school sepse mësimi mbaron në orën 11:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” nuk arriti kurrë të bëhet alternativë që ofron zgjidhje reale. “Dreka në shkolla” sërish një mashtrim, një premtim i cili mori fund me fushatën elektorale. 60% e shkollave nuk kanë oficerë sigurie.

Ndërkohë që qeveria flet për digjitalizimin dhe laboratorë smart, ka shkolla në Tiranë ku nuk ka as ujë dhe as ngrohje në dimër. Kjo qeveri nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin, i cili sot është kthyer në emergjencë kombëtare. Pa arsim cilësor dhe pa investim te kapitali njerëzor nuk mund flasim për Shqipëri europiane!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?