Zbardhet plagosja e 37-vjeçarit në Vlorë, e fshehu armën në makinë

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Vlorë ku u vetëplagos 37-vjeçari S. Mehmetaj.

Burime brenda policisë së Vlorës bëjnë me dije se arma e zjarrit ka qenë pa leje, ndaj për këtë arsye policia e ka arrestuar 37-vjeçarin për armëmbajtje pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?