Zbulohet laborator kanabisi në Malësi të Madhe, 6 të arrestuar

Shërbimet e Policisë në Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, finalizuan operacionin e koduar “Neonët”, duke zbuluar 3 ambiente të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis me anë të llambave, njofton përmes publikimit në mediat sociale, Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë S. P., 48 vjeç dhe L. P., 69 vjeç (kushërinj), ndërsa u shpall në kërkim K. P., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Lulashpepaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, u ndaluan 4 punonjës të OSHEE-së, ndërsa 2 të tjerë u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në ambientet e kultivimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia sekuestruar 1110 bimë kanabis, 1.8 kg lëndë narkotike në formë boçe, si dhe një sërë paisjesh për kultivim dhe tharje, përfshirë 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.

“Materialet procedurale u dorëzuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Operacioni vijon për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?