Zegjine Çaushi mban fjalën e parë në Kuvend, i drejtohet opozitës: Si Gazi do përfundoni dhe ju!

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka mbajtur fjalën e parë në Parlament, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës me tone kritike.

Çaushi u shpreh se është e papranueshme që në seancë të dëgjohet i njëjti fjalor nga opozita, ndërsa shtoi se edhe në seancën e fundit asnjë prej tyre nuk ka folur për procesverbalin, por “janë marrë me ofendime”.

Në fjalën e saj, ajo përmendi edhe kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, me të cilin gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit pati disa përplasje verbale që u shndërruan në virale në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gazi nuk është këtu se atë sjellje ka, dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”, u shpreh ajo, ndërsa opozita e duartrokiti fjalimin e saj në një shprehje ironie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?