Zemra e të miturit kishte dy çarje, 15-vjeçari mbijetoi pas një operacioni emergjent

Një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë pranë zemrës gjatë një konflikti mes disa gjimnazistëve në Durrës. Ngjarja e rëndë solli transportimin e menjëhershëm të të miturit në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale.

Në njoftimin zyrtar, spitali bën të ditur se i mituri mbërriti në gjendje kritike, me dëmtime të rënda në zona jetike.

“Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe dëmtime të organeve të brendshme nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm, me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi,” thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas spitalit, pacienti u fut menjëherë në sallën e operacionit dhe ekipi kirurgjikal kreu një ndërhyrje urgjente dhe të ndërlikuar për të menaxhuar plagët jetike dhe për të rikthyer stabilitetin hemodinamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërhyrja u realizua me reagim të shpejtë dhe pa humbur asnjë minutë. Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, të cilët e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative,” shton më tej spitali.

15-vjeçari aktualisht po trajtohet në Reanimacion dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar, ndërsa pritet nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipi mjekësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?