Zgjedhjet te Stomatologët, Unioni reagon: Lajme të rreme, organet drejtuese janë zgjedhur në 2025

Unioni i Stomatologëve Shqiptarë (USSH) ka reaguar zyrtarisht duke përgënjeshtruar lajmet e qarkulluara në disa portale online në lidhje me zgjedhjen e një presidenti të ri në krye të këtij institucioni. Përmes një deklarate për mediat, USSH i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta dhe me qëllim dezinformimin e opinionit publik, si dhe çorientimin e komunitetit të stomatologëve dhe ndihmësstomatologëve në vend.

Në sqarimin e tij, Unioni thekson se procesi i ligjshëm zgjedhor për organet drejtuese, përfshirë postet e Presidentit dhe Zëvendëspresidentit për mandatin e ardhshëm 2025-2030, është përmbyllur me sukses që në datën 16 prill 2025. Sipas njoftimit, këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe kanë marrë njohjen e plotë nga të gjitha institucionet publike të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se edhe Ministria e Shëndetësisë i ka njohur rezultatet, duke caktuar përfaqësuesit e saj në organet përkatëse të USSH. Duke i konsideruar lajmet e fundit si një përpjekje për të minuar legjitimitetin e tyre, Unioni ka bërë me dije se po e ndjek këtë çështje pranë institucioneve kompetente ligjore. Ndërkohë, USSH siguron se po vazhdon normalisht veprimtarinë e saj në përmbushje të misionit të përcaktuar me ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?