Zhduket i mituri 10-vjeçar në Tiranë, nëna e tij i drejtohet policisë për ndihmë!

Një djalë i mitur i moshës 10-vjeçare është zhdukur nga banesa e tij në Tiranë. Denoncimi është bërë nga nëna e të miturit.
32-vjeçarja me iniciale F.L. ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të saj. Policia ka nisur menjëherë kërkimet.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja F. L., 32 vjeçe, se është larguar nga basesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj 10 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë

SHKARKO APP