Zhdukja e Martinajt, Astrit Avdylaj: Nuk di gjë
Ditët kalojnë dhe askush nuk ka informacion se çfarë është bërë me Ervis Martinajn. Astrit Avdylaj është marrë pak ditë më parë në pyetje nga prokurorët e çështjes së zhdukjes së Ervis Martinajt.
Ai ka mohuar që të ketë dijeni për fatin e Martinajt apo të ketë pasur kontakte me të. Pak kohë më parë, në Shijak janë zhvilluar kontrolle nga policia, por nuk është gjetur asnjë provë që lidh persona apo grupe me zhdukjen e personazhit të njohur në botën e krimit.
Në harkun kohor të dy muajve, policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete.
Policia e ka një përgjigje për fatin e 40-vjeçarit, por është në kërkim të provave për t’ia servirur edhe opinionit publik. Të njëjtën gjë përsëritën disa kohë më parë Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku.