Zhdukja e mistershme e Martinajt, policia “përvesh mëngët” dhe nis kontrollet në këtë qytet
40-vjeçari Ervis Martinaj është në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një urdhër arresti nga SPAK, por edhe i denoncuar i zhdukur nga familja. Për këtë të fundit, policia ka “përveshur mëngët” dhe ka nisur nga kontrollet.
Prokuroria ka nisur përgjime e vëzhgime të personave që dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me Martinaj. Po ushtrohen kontrolle në disa vende që ka dyshime se Martinaj përdorte si baza për t’i shpëtuar policisë.
Hetuesit kanë kthyer sytë drejt Vlorës, qytet ku mendohet se Martinaj kishte lidhje dhe njohje të forta.