Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit, dyshohet se u vranë dhe u groposën
Kërkimet nga Policia dhe familjarët e Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqin), vijuan edhe këtë të hënë në Konispol. Ata rezultojnë të zhdukur që prej gati 19 ditësh dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Policia ka dyshime se dy personat në fjalë janë ekzekutuar dhe groposur në fshatin Vrinë të Konispolit.
Motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre, pasi të dy janë persona me precedentë për çështje narkotikësh.
Po ashtu mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë.