Zhdukje apo vrasje? Nga ADN do të përcaktohet nëse trupi i pajetë në Spanjë është i Miklovan Dakajt

Miklovan Dakaj është gjetur i pajetë në Marbella të Spanjës. Trupi i pajetë u konstatua pranë brigjeve të detit. Interpol Tirana është në komunikime të vazhdueshme me autoritetet spanjolle në lidhje me hetimet për këtë rast. Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë shkruar edhe mediat spanjolle, sipas të cilave 30-vjeçari nga Shkodra mund të jetë vrarë.

Autoritetet spanjolle kanë marrë kampionë gjenetikë të vëllait dhe vajzës së 30-vjeçarit me origjinë nga Shkodra dhe pritet që ekspertiza të zbulojë përgjigjen e analizave në ADN-së. Kjo pasi deri më tani, familjarëve të të riut, si në Spanjë ashtu edhe në Shkodër nuk i është komunikuar zyrtarisht se trupi i gjetur i pajetë të jetë i Miklovan Dakajt.

Hetimet për zhdukjen e tij nisën pas denoncimit të të shoqes që deklaronte në policinë spanjolle se kishte humbur kontaktet me të shoqin, si dhe njëherazi një mesazh i dërguar në telegram ku e lajmëronte se nuk duhet ta kërkonte më Miklovanin pasi ishte vrarë dhe hedhur në det. Po ashtu, denoncim për zhdukjen e tij u bë edhe nga familjarët në Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dakaj është hetuar nga policia spanjolle si person i lidhur me grupe kriminale të trafikut të drogës, ndërsa dyshohet se përdorte edhe identitete të tjera për t’iu fshehur policisë. Përfshirja e tij në trafik është edhe pista kryesore që po hetohet lidhur me zhdukjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?