Zogaj: Kushdo që zëvendëson Dumanin nuk bën dot hapa pas, standardi është vendosur

Gara për kreun e ri të SPAK nuk është thjesht një ndryshim emrash, por një test për vazhdimësinë e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në vend. Sipas analistit Preç Zogaj, frika për një zbehje të ritmit të SPAK pas largimit të Altin Dumanit është e paarsyeshme, pasi standardi është vendosur dhe kthesa prapa është e pamundur.

Zogaj vlerësoi lart kandidaturat në garë, duke theksuar se cilido që të zgjidhet, do të gjejë një terren të shtruar nga paraardhësi. Ai (Dumani) e ka prezantuar SPAK-un që punon në grup. Nga Dumani janë vendosur kuota frymëzuese për të gjithë ata që do e pasojnë. Ai ka lënë një trashëgimi të vyer”,-tha Zogaj.

Për të tre vitet e fundit shënuan momentin kur SPAK filloi të shkruajë histori, duke thyer mitin e pandëshkueshmërisë me kredon “askush mbi ligjin”. Zogaj argumentoi se presioni i publikut dhe struktura e ngritur e bëjnë të detyrueshme për kreun e ri jo vetëm ruajtjen e standardit, por edhe avancimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Pasuesi nuk mund të bëjë hapa pas. Ai që do zgjidhet është pjesë e këtij ekipi. Jo vetëm do ruhen arritjet e deritanishme, por do të ketë edhe arritje të reja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?