Kryeministri Rama tregon “Pallatet e reja në Kombinat”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri ka prezantuar përmes një galerie fotosh punën që është bërë për ndërtimin e pallateve të reja në lagjen Kombinat në Tiranë. Më heret, Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet për projektin transformues në zonën e Kombinatit. Ky projekt synon të ofrojë kushte të përshtatshme dhe bashkëkohore për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Lagjja e re do të shërbejë si një qendër urbane me apartamente cilësore dhe objekte arsimore. Veliaj shprehet se deri në vitin 2025 do të mbyllet rindërtimi dhe do të sjellë një ringritje cilësore për zonën e Kombinatit.

Projekti është përshkruar si produkt i politikës së mirë dhe bashkëpunimit, me qëllimin për të realizuar punë dhe projekte konkrete në funksion të komunitetit. Veliaj ka falenderuar qytetarët për besimin dhe ka bërë thirrje që të mos lejojnë të përdoren nga politika e vjetër që, sipas tij, krijon vonesa të pafalshme.

SHKARKO APP