Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 10:14 Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj, e cila kishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“10 euro një shishe uji në jug, na marrin për budallenj”/Blendi Fevziu: Qeveria të vendosë tavan për çmimet dhe çadrat e privatëve

“10 euro një shishe uji në jug, na marrin për budallenj”/Blendi Fevziu: Qeveria të vendosë tavan për çmimet dhe çadrat e privatëve

Aktualitet
E mërkurë, 24 Korrik 2024 22:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një reagim për çmimet në jug të Shqipërisë. Ai i kërkon qeverisë të vendosë një çmim tavan për çadrat e vendosura në bregun e detit.

Fevziu, me anë të një videomesazhi, deklaron se plazhet publike jepen me qira me 5 – 10 euro metri katror në vit, ndërsa bizneset ua japin qytetarëve me 15, 30, 40, 50 deri në 500 euro në ditë.

Fevziu thotë se ky abuzim duhet ndaluar në mënyrë që pushuesit shqiptarë të jenë të kënaqur, por edhe për turistët që mbeten të zhgënjyer nga çmimet e larta. “Pak më parë isha me një gazetar italian. Një lëng frutash, i cili në Romë, në vendin më të shtrenjtë të Romës, kushton 8 euro, shitet 15 euro në jugun e Shqipërisë. Apo një shishe uji 10 euro!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithkush mund të ketë çmimet e tij në restorantin e tij, në hotelin e tij, në biznesin e tij, por kur bëhet fjalë për çmime në ato zona, ku ofrohen shërbime që lidhen drejtpërdrejt me shtetin, siç janë çadrat në bregdet, në këtë rast duhet të ketë një ndërhyrje të shtetit.

Nuk është e drejtë që plazhet publike, që janë pronë publike, që jepen për t’u ofruar shërbim më të mirë qytetarëve një biznesi të caktuar, me 5, maksimumi apo 10 euro metri katror në vit, të jepen me nga 15, 30, 40, 50 dhe deri në 500 euro në ditë. Është një shpërdorim absolut i pronës publike, është një largim i qytetarit shqiptar, i cili ka të drejtën ta shfrytëzojë këtë pronë publike si gjithë të tjerët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këto raste, vetëm në këto raste, shteti duhet të vendosë një çmim tavan për të detyruar të gjithë ata që e kanë marrë me qira për një vit plazhin, për të ofruar shërbime për qytetarët, për t’ua bërë më të thjeshtë jetën qytetarëve, një çmim në të cilin të fitojnë dhe ata vetë, një çmim që të marrë edhe shteti qiranë e tij, një çmim që të kënaqet edhe qytetari që i ofrohet ky shërbim.

Në qoftë se këto hapësira publike do të kthehen në një lloj benefiti për biznese të caktuara, për të fituar miliona e miliona në kurriz të këtyre budallenjve, siç i quajnë ata, ose turistëve që nuk do kthehen më kurrë në Shqipëri, atëherë ky nuk është më një problem i bizneseve, ky është një problem i drejtpërdrejtë i shtetit. Ndaj shteti duhet të vendosë një tavan sa më parë, sidomos për çadrat në bregdet dhe të përcaktojë sa për qind e bregdetit duhet të jetë për shërbim privat dhe sa duhet të jetë për shërbim publik”, shprehet Fevziu.

Mund t'ju interesojë

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dos...

Para 7 minutash
Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente...

Para 19 minutash
Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

Para 33 minutash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO
Para 7 minutash

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta ...

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë
Para 17 minutash

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara
Para 19 minutash

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, Piantedosi: Synimi destabilizimi, jo rrezik real për sigurinë
Para 19 minutash

Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, Piantedosi: Synimi destabilizimi, jo rrezik real për sigurinë

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 13 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 13 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.