10 vjet më parë qeverisja PD-LSI hoqi vizat për shqiptarët

Shqiptarët para 10 vitëve rrinin në radhë për viza.  Fiks 10 vite më parë, shqiptarët e parë udhëtuan për herë të parë pa viza drejt Brukselit. 50 të rinj dhe të reja bashkë me Ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha, udhëtuan pa viza duke hyrë në histori.

Ishte qeveria PD-LSI e cila solli heqjen e vizave për shqiptarët.

Vetëm me pasaporta e tyre biometrike në duar ata bënë check-in në aeroportin e Rinasit pa patur nevojë për asnjë lloj vize dhe me një avion të linjës Tiranë-Bruksel udhëtuan drejt kryeqendrës së BE-së. Pas një udhëtimi prej gati 2 orësh, avioni zbriti në aeroportin e Brukselit. Ajo ditë do të mbetet e paharrueshme për 50 të rinj shqiptarë dhe Lulzim Bashën që i printe për të prekur vetë nga afër magjinë e lëvizjes së lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

50 të rinjtë shqiptarë vizituan edhe ambientet e Komisionit Europian. Pas Brukselit, 50 të rinjtë dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha udhëtuan edhe drejt Romës, për të prekur akoma më shumë magjinë e lirisë në një vend fqinj që për shkak të vizave për 20 vitet e fundit kishte qenë kaq afër dhe larg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa tani pas 10 vitëve qeveria Rama akoma nuk po hap negociatat me BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?