106-vjetori i Pavarësisë, Meta dhe Rama në Vlorë

106 vite më parë, më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë. Ismail Qemali, bashkë me patriotë të tjerë dhe atdhedashës zgjodhën këtë datë për të ngritur flamurin dhe për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë.

Në qytetin e Vlorës është zhvilluar një ceremoni e veçantë për ngritjen e flamurit kombëtar. Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci si dhe personalitete të tjera të politikës.

Presidenti Meta dhe kryeministri Rama zhvilluan homazhe dhe vendosen kurora me lule në ”Monumentin e Pavarësisë”. Pasi uroi shqiptarët me një poezi të recituar nga dy nxënës shqiptarë të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës, Meta u pritur nga truproja e nderit në Vlorë dhe vendosi kurorë me lule tek vendi ku prehet Ismail Qemali.

Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. Emocion i veçantë të merrja pjesë sot në Vlorë, “kryeqytetin” e Festës së Pavarësisë, në ceremoninë shtetërore për nder të simbolit më përbashkues të shqiptarëve. Përkulem me respekt para veprës së përjetshme të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali”, – u shpreh Presidenti Meta për gazetarët.

Nga ana tjetër opozita nuk ka udhëtuar në qytetin e Pavarësisë por ka festuar në Tiranë. Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bujar Nishani si dhe deputetë e mbështetës të opozitës, kanë zhvilluar homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve” në kryeqytet.

PD në Tiranë, Basha: Nderime, luftë e pandarë për liri-demokraci

Dita e Flamurit, Haradinaj: Sot, jemi një me zemër

Për 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, një mesazh e ka përcjellë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një postim në facebook, Haradinaj thotë se sot shqiptarët të gjithë me zemër janë një. ”Duke vlerësuar sakrificën ndër breza dhe nderuar të rënët në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar, Haradinaj përkujton edhe ditëlindjen e heroit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari”.

Postimi i plotë i Thaçit: “Të nderuar bashkëkombas,

Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb.

Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.

“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!”.

Urimi i veçantë i Presidentit Ilir Meta për Ditën e Flamurit (VIDEO)

Ambasada e SHBA uron Pavarësinë

SHKARKO APP