Presidenti Trump vazhdon luan golf dhe nuk njeh Joe Biden

Presidenti i SHBA, Donald Trump vazhdon duke luajtur golf, ndërkohë që kandidati rival Joe Biden është votuar si President i ri i SHBA, por Trump nuk e njeh si President.

Trump nuk e pranon fitoren e Biden, e cila prej disa orësh po merr vëmendjen e gjithë mediave dhe liderëve botërorë teksa ka paralajmëruar se do të nisë betejën ligjore.
Mediat amerikane raportojnë se asnjë mbështetës i Trump nuk ka dalë ta presë atë para Shtëpisë së Bardhë, por ka pasur rrugës militantë e kanë pritur me thirrjet ”Humbës, humbës, humbës” si dhe me gjeste ofenduese duke i ngritur gishtin e mesit teksa ai kalonte me autokolonën e tij.

Joe Biden është uruar nga kancelarja gjermane Merkel, presidenti francez Macron, kryeministri britanik Johnson si dhe plot liderë botërorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?