Një i ri bërtet në duart e policisë: Më shpëtoni, nuk kam bërë asgjë! Lajmëroni familjen!
Sonte policia po tregohet shumë e dhunshme. Ajo po bën arrestime të shumta, kudo nëpër rrugë e rrugica. Një pamje e frikshme se si arrestohet edhe 13 vjeçar u dha live nga mediat televizive.
Ende pa nisur protesta, një i ri është shoqëruar nga policia. Ai bërtiste pasi ishte arrestuar nga dy punonjës policie pa uniformë. I riu që identifikohet si Mexhit Kastrati thoshte se nuk ka bërë asgjë dhe kërkon ndihmë.
“S’kam bërë asnjë gjë. S’kam bërë asnjë gjë. Ju lutem më ndihmoni”, thotë i riu teksa merret nga policia.
-Lajmëroni familjen!- thërriste i riu që thoshte se isha në trotuar pa bërë asgjë.
Sonte po arrestohen të rinjë që duket haptazi të pafajshëm.