174 njerëz të vdekur, tragjedi pas derbit në futbollin indonezian (foto, pamje të tmerrshme)
Një tragjedi e vërtetë është kampionati i futbollit në Indonezi. Derbi Malangas i fituar nga Persebaya Surabaya kundër Arema FC (3-2) degjeneroi sapo u dëgjua bilbili që sinjalizoi mbylljen e ndeshjes.
Fusha u pushtua nga qindra tifozë. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës, duke shkaktuar lëvizje të turmave, të cilat u përplasen dhunshëm.
Deri tani janë 174 të vdekur. Kjo quhet tragjedia më e madhe botërore në një ndeshje futbolli.
Shefi i policisë së Javas Lindore, Nico Afinta, u tha gazetarëve se dy pjesëtarë të të forcave të policisë janë në mesin e viktimave, shumica e të cilëve u shtypën për vdekje.
Nico Afinta tha se ndeshja e ligës së parë të futbollit të Indonezisë përfundoi me fitoren e ekipit Persebaya ndaj ekipit Arema. Ai tha se mbështetësit e Aremas, të njohur si Aremania, të pakënaqur me rezultatin hynë në fushë për të ndjekur lojtarët dhe ekipin e Aremas.
Shefi i policisë tha se oficerët e tij “u përpoqën të bindin Aremanian të kthehej në tribuna, por u shpërfillën. Nuk e dimë pse turma u bë gjithnjë e më anarkike dhe më në fund sulmoi edhe policinë. Më në fund, policia hodhi gaz lotsjellës mbi turmën”.
Qindra tifozë vrapuan drejt daljeve për të shmangur gazin lotsjellës, por shumë u mbytën dhe u shkelën. Qindra të plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë, por shumë prej tyre vdiqën rrugës ose gjatë trajtimit.
Turma e zemëruar dogji gjithashtu 13 makina të policisë.
Presidenti indonezian Joko Widodo, shprehu keqardhjen për tragjedinë në një fjalim televiziv dhe tha se u kishte kërkuar ministrit të sportit, shefit të policisë dhe shefit të Federatës së Futbollit të Indonezisë që të vlerësojnë ndeshjet e futbollit dhe procedurat e tyre të sigurisë. Ai tha gjithashtu se urdhëroi ndalimin e përkohshëm të të ndeshjeve derisa të përfundojnë përmirësimet në procedurat e sigurisë.