Ngjela: Duhet prokurori dhe gjykatë ndërkombëtare kundër korrupsionit në Shqipëri
Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri akoma nuk ka kapur “peshqit e mëdhenjë”.
Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka paralajmëruar mundësinë e krijimit të një Prokurorie dhe Gjykate ndërkombëtare për korrupsionin e Shqipërisë.
Komentet Ngjela i bëri në News 24 ku ishte i ftuar dhe ka folur për punën e deritanishme të SPAK. Duke thënë se SPAK është i mpirë, Ngjela theksoi nevojën e ndërhyrjes së ndërkombëtare në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
“SPAK-u po na rezulton se është i mpirë. Ata duhet të kenë parasysh një gjë, që dëmi do të jetë shumë i madh për ta. Atëherë a do të dalë një gjykatë dhe një prokurori në Hagë me këtë titull, “lufta kundër korrupsionit në Shqipëri”? Kështu zgjidhet kjo çështje. Vjen helikopteri të merr e ikën. Problemi qëndron që a do ta pranojnë ndërkombëtarët që të investojnë për Shqipërinë, për një Gjykatë dhe një Prokurori ndërkombëtare me titullin “lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri”? Duhet shumicë e cilësuar prej 94 votash, por atje janë të korruptuarit dhe vota është e fshehtë. Unë e di se ç’hoqën në Prishtinë. Do ta bëjmë apo nuk do ta bëjmë dot, nuk e di. Kjo do ta nxirrte jashtë loje SPAK-un, ata do mbeteshin pa punë”, është shprehur Ngjela.