3800 EURO në muaj, qyteti europian miraton pagën minimale më të lartë në botë
Tashmë mund ta quajmë Gjenevën vendi ku të gjithë duan të jetojnë, kjo pasi autoritetet lokale kanë vendosur rritjen e pagës, me 21 euro në orë. Paga minimale në muaj në qytetin zvicerian pritet të shkojë deri në 3800 Euro.
Zviceranët votuan të Dielën e kaluar për të vendosur një pagë minimale në kantonin e Gjenevës me 4,086 franga zvicerane në muaj, ose rreth 3,800 euro, shkruan joq.
Vendimi u miratua me 58% të votave, ndërsa e njëjta reformë ishte refuzuar disa herë në të kaluarën nga votuesit zviceranë. “France 3” ka raportuar se masat kanë ardhur pasi qyteti zviceran, ekonomia e të cilit varet nga turistët, ishte goditur nga pandemia e koronavirusit.
Kjo reformë, do të hyjë në fuqi në 17 Tetor dhe përfitojë 30,000 punonjës në kanton.