Sherr, grushta dhe shkopinjë mes komunistëve dhe demokratëve të Varrezat e Kombit
Nuk ndalojnë sherret mes komunistëve dhe demokratëve. Edhe Ditën e 5 Majit te varrezat e Dëshmorëve të Kombit pasi kishin ardhur Presidenti, Kryeministrit, Kryetari i Kuvendit, Kryebashkiaku i Tiranës si dhe ambasadorë të huaj, komunistët kishin zënë hyrjen dhe me fotot e Enver Hoxhës bërtisnin për diktatorin e tyre.
Teksa krerët e shtetit kryen homazhe në varrezat e Dëshmorëve në kuadër të “5 Majit”, pas largimit të tyre plasi sherri, shkopi dhe policia nuk ia doli në fillim kur sapo hyri Lulzim Basha, kryetari i PD-së, kori i komunistëve tundte foton e Enver Hoxhës. Kjo shkaktoi irritim te demokratët. Simpatizantë të Partisë Komuniste, të cilët kishin shkuar me foto të ish-diktatorit Enver Hoxha u përleshën me shkopinj me qytetarë dhe mbështetës të PD-së.
Mësohet se njëri nga personat e përfshirë në incident është shoqëruar nga forcat e policisë.