50 ngjarjet më të rëndësishme të 2016 në “Channel One” te Roland Qafoku

Si ishte viti 2016? A ishte ai për shqiptarët një vit më i mirë se viti 2015? Çdokush mund të japë përgjigje kësaj pyetje, por më shumë se kjo flasin ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë 12 muajve të këtij viti. Gjatë emisionit të djeshëm “Debati në Channel One”, si përherë në këtë fundviti, gazetari Roland Qafoku publikoi 50 ngjarjet më të rëndësishme. Miratimi me 140 vota i reformës në drejtësi, rriten në shkallë të gjerë rrogat dhe pensionet, Vatikani shpall shenjtore Nënë Terezën, martirë 38 priftërinj shqiptarë dhe Ernest Troshanin Kardinal, vendimi për amnistinë prej të cilës lirohen nga burgjet rreth 700 të dënuar dhe kombëtarja e Shqipërisë merr pjesë në kampionatin Evropian janë lajmet e mira të vitit 2016. Por lajmet e këqia janë shumë më shumë se lajmet e mira: Masivizimi i kultivimit të kanabisit, përplasjet mes PD dhe PS, largimet massive nga vendi dhe mungesa e luftës së korrupsionit kanë peshuar rëndë në këtëe vit.

Natyrisht pasi lexon këtë speciale, shumë lehtësisht çdokush mund ti përgjigjet më lehtë pyetjes se si ishte ky vit.

28 JANAR

Shkrimtari më i madh shqiptar i të gjithë kohrave, Ismail Kadare, mbush 80 vjeç. Dhjetra veprimtari në nder të tij zhvillohen në Shqipëri, të cilat kulmuan me përurimin e shtëpisë së tij të lindjes të rikonstruktuar në Gjirokastër.

30 JANAR

Arrestohet në Gjirokastër Spiro Ksera, ish-ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale i akuzuar për korrupsion për një tender prej 30 milionë lekësh. Ai u dënua me 2 vjet e 6 muaj nga gjykata e Faktit, nga Apeli 2 vjet. Ksera u lirua më 19 dhjetor duke përfituar nga koha e paraburgimit.

SHKURT

Pjestarë të shoqërisë civile protestojnë duke kundërshtuar ndërtimin e një kendi lojrash në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial të Tiranës. Edhe pse u zhvilluan dhjetra protesta kendi u ndërtua dhe u përurua më 1 qershor.

26 SHKURT

Disa deputetë të PD qëllojnë kryeministrin Edi Rama me vezë dhe sende të tjera gjatë seancës parlamentare pas tensionimit të situatës pas vendimit të mazhorancës për të mos plotësuar kërkesësn e PD për ndryshime në ligjin për dekriminalizimin. Deputetët Albina Deda, Gent Strazimi dhe Bedri Hoxha përjashtohen 10 ditë.

10 MARS

Nis Lëvizja për Demokraci në Partinë Socialiste. Disa deputetë si Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe disa figura të saj si Maqo Lakrori, etj kërkojnë norma demokratike brenda PS.

29 MARS

Komisioneri për politikat evropiane Johanes Hann viziton Shqipërinë. Ai zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit me synimin vazhdimin  reformave të përcakuara nga BE sidomos të reformës në drejtësi.

31 MARS 2016

Jep dorëheqjën si kryetar i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, pas njoftimit të avokatit të tij se ai ishte dënuar në Itali në 1992 për përdhunimin e një vajze. Pas disa muajsh Roshi kthehet sërish në detyrë.

4 PRILL

2 kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh nga Shqipëria rezultojnë të jenë pjesë e një megaskandali të quajtur “Panama Papers”, cilat të cilit kanë depozituar në Panama shuma të mëdha parash për t’ju shmangur taksave.

11 PRILL

Nis një debat i gjerë në Shqipëri nëse duhet të futet mësimi i fesë në shkolla. I pari që e deklaroi këtë ishte kryeministri Rama sipas të cilit i pajis të rinjtë me kulturë besimi.

14 PRILL 2016

Kryeministri Rama pritet në Shtëpinë e Bardhë në zyrën ovale nga presidenti Barack Obama. Për 40 minuta, presidenti Obama zhvilloi një bisedë me kryeministrin Rama në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diploamtike mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

18 PRILL

Kërcënohet me jetë kandidati për rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Kroni për tu tërhequr nga kjo garë e cila kishte përballë Klodeta Dibrën. Pas denoncimit të ish-kryeministrit Berisha, kandidati Kroni e pranoi publikisht kërcënimin duke vijuar garën dhe në fund arriti të fitojë.

26 PRILL

Zgjidhet kryesia e re e PS. 12 burra dhe 7 gra janë pjestarët e kësaj kryesie, ndërkohë që bie në sy që numrin më të madh të votave e ka marrë Pandeli Majko me 342.

9 MAJ

Gjykata Kushtetues i heq mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima për shkak të papajtueshmërisë së pozitës si deputet dhe marrjes së tenderave publikë. Më pas Kokëdhima është shkarkuar edhe nga postet  politike në PS.

12 MAJ 2016

Kryeministri Rama shkarkon nga detrya e kryetarit të bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili pas publikimit të një videoje në të cilën ai duket duke kryer marrëdhënie seksuale nje një vajzë në këmbim të një vendi pune. Katër ditë më pas Xhelili u arrestua me akuzën e korrupsionit pasiv në kërkim të favoreve seksuale.

13 MAJ

Pas denoncimit të SHISH, prokuroria nis hetimet për strukturat e policisë të cilat dyshohen se kanë përdorur një pajisje përgjuese jashtë ligjeve dhe kontrollit ligjor. Dyshohen se janë përgjuar politikanë, deputetë, diploma të huaj dhe gazetarë.

6 QERSHOR

UEFA dënon ekipin e futbollit “Skënderbeu” me përjashtim 1 vit nga kupat e Evropës dhe 100 mijë euro gjobë për trukime të ndeshjeve.

10 QERSHOR

Shqipëria merr pjesë në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet në Francë, arritja më e madhe sportive në historinë e sportit shqiptar. Në grupin e saj Shqipëria mori 3 pikë, me 1 fitore dhe dy humbje.

6 QERSHOR

Kryeministri Edi Rama takohet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha në pallatin e Kongreseve lidhur me reformën në drejtësi. Ky është takimi i parë mes tyre që kur Rama është bërë kryeministër dhe Basha kryetar i PD. Takimi që zgjati 3 orë e gjysmë deshtoi sepse palët nuk ranë dakord.

7 QERSHOR

Me urdhër të prokurorisë arrestohen dy punonjës të policisë së shtetit, ndërsa pezullohet nga detyra drejtori i përgjithshëm Haki Çako lidhur me skandalin e  përdorimit të një pajisje përgjuese.

22 KORRIK

Me 140 vota parlamenti miraton reformën në drejtësi, reforma më e madhe që ka realizuar ndonjëherë Shqipëria. E rëndësishme është që pas shumë e shumë kohësh dhe debate të forta mes palëve, mazhoranca dhe opozita ranë dakord.

23 KORRIK

Qeveria merr vendimin që një pjesë e buxhetit të vitit 2017 të jetë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ky është vendimi i parë pas 3 vitesh që kjo mazhorancë është në pushtet.

31 GUSHT

Përurohet stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër i rikosntruktuar në vlerën e 12 milionë eurove. Ky është stadium i dytë pas “Elbasan Arena” që rikonstruktohet gjatë qeverisjes së majtë.

Shtator

Papa Françesku shpall shenjtore Nënë Terezën, gruan shqiptare që e shkriu jetën e saj në shërbim të të varfërve dhe të sëmurëve. Në një ceremoni në Vatikan ku morën pjesë personalitete të ndryshme shqiptare dhe nga bota, ajo u quajt Shën Tereza.

7 SHTATOR

Nisin punimet për rikonstrukisonin e sheshit “Skënderbej” në qendër të Tiranës. Është një projekt me koston 3.8 milionë dollarë dhe që pritet të zgjasë 1 vit.

SHTATOR

Zbatimi i reformës në universitete shkakton kaos me pranimet. Për disa javë maturantë të ndryshëm protestuan për shkak të mosfitimit të një dege në universitet.

16 SHTATOR

Një avion i vogël i tipit “Piper” i drejtuar nga italiani Guido Guidi rrëzohet në Ishëm të Durrësit. Pas zbulimit edhe të një piste, policia dhe prokuroria hetojnë për trafik të mundshëm të drogës.

21 SHTATOR

Në Partinë Demokratike nisin debate lidhur me mënyrën se si kryetari Lulzim Basha drejton këtë parti. Në krye të këtij grupi është deputetja Majlinda Bregu.

22 SHTATOR 2016

Miratohet në kuvend me 63 vota pro, 27 kundër dhe 4 abstenime ligji për importin e mbetjeve urbane. Opozita e kundërshtoi me forcë. Shumë deputetë edhe të mazhorancës kundër, ndërkohë që Klodiana Spahiu e PS abstenoi.

7 TETOR

Nis një debat mes intelektualëve nëse shqiptarët kanë dy identitete: Atë shqiptar dhe atë kosovar. Debati nisi pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd e cila solli disa reagime përse ai fliste në emër të Kosovës.

8 TETOR

Princi Leka Zogu dhe Elia Zaharia martohen në  një ceremoni mondane në Pallatin e Brigadave në ditën e lindjes së mbretit Ahmet Zogu, gjyshi i princit Leka. Në ceremoninë e dasmës morën pjesë princër, princesha dhe pjestarë të familjeve mbretërore. Sipas të dhënave në këtë dasmë u konsumuan 1 mijë shishe verë.

9 TETOR

Papa Françesku shpall kardinal Dom Ernest Troshanin. Ai ka bërë 27 vjet burg për faktin se kreu një meshë në nder të presidentit amerikan John Kennedi i cili u vra në nëntor të vitit 1963. Troshani u bë kardinali i dytë shqiptar pas Dom Mikel Koliit Koliqit. Gjatë të vetmes intervistë të gjatë që ai ka dhënë për gazetarin Roland Qafoku, Troshani tregoi torturat çnjerëzore në burg.

13 TETOR 2016

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Beograd  në një forum mes liderëve të Ballkanit me temë sigurinë. Rama u takua me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç me të cilin pati replika dhe debate kur Rama tha se Trepça i takon Kosovës. Gjatë kësaj vizite, Rama promovoi librin “Kurban” të përkthyer në serbisht.

23 TETOR

Presidenti Bujar Nishani dekoron 67 persona të ekzekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Matjan të Lushnjes nga komandanti i Brigadës së Parë Mehmet Shehu vetëm pse ishin ballistë. Kjo solli një debat të fortë mes forcave të djathta dhe të majta në vend.

1 NËNTOR

Ben Blushi, deputet dhe dy herë ish-ministër deklaron shkëputjen nga PS dhe krijimin e partisë së re LIBRA. Në këtë parti është edhe deputetja tjetër e PS, Mimoza Hafizi.

2 NËNTOR

Turqia zyrtare i kërkon Shqipërisë të hetojë për një listë me persona që sipas saj janë pjesë e organizatës së Fetah Gylen që Turqia e cilëson terroristë. Kërkesa erdhi pas grushtit të shtetit që ndodhi në Turqi.

5 NËNTOR

Vatikani nderon duke i shpallur martirë 38 priftërinj shqiptarë të kishës katoliek që u vranë gjatë regjimit komunist vetëm për shkak të besimit. Në ceremoninë e mbajtur në Shkodër morën pjesë përfaqësues nga Vatikani, kardinalë dhe autoritete qeveritare.

9 NËNTOR 2016

Donald Trump zgjidhet presidenti i 45-të i SHBA-së. Politika shqiptare përshendet zgjedhjen e tij, por nuk lihet pa u përmendur një deklaratë e kryeministri Rama gjatë fushatës sipas të cilit “mos u Zot u zgjedhtë Trump president”!

NËNTOR

Përplasje mes dy krerëve të institucionit të Prokurorisë dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Prokuroria nis hetimet ndaj drejtuesvë të këtij instituconi, por që nuk rezulton se kishte vepër penale.

20 NËNTOR

Presidenti Bujar Nishani kthen propozimin e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli për një mandat të dytë të Shefit të Shtabit Jeronim Bazos. Sipas Nishanit, Bazo nuk ka raportuar tek ai në asnjë rast që nga marrja e detyrës e deri në përfundim të mandatit.

17 NËNTOR

Gjendet në SHBA biblioteka e Faik Konicës. 272 libra nga sillen në Shqipëri dhe bëhen pjesë e bibliotekës Kombëtare. Autori i këtij zbulimi është studiuesi Agron Alibali, i cili arriti të gjejë në Romë dhe arkivin e humbur të Legatës Shqiptare kur Konica ishte ministër.

18-20 NËNTOR 2016

Mbahet në Tiranë Samiti i Diasporës me pjesmarrjen e rreth 600 shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama deklaroi se do ngrihet Këshilli i Diasporës.

17 NËNTOR

Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni me 5 anëtarë për hapjen e dosjeve të komunizmit. Gentiana Sula do të jenë kryetarja dhe anëtarët Daut Gumeni, Simon Miraka, Altin Hoxha, Marenglen Kasmi.

27 NËNTOR

Sipas një raporti të Këshillit të Evropës prodhimi i kanabisit në Shqipëri zë 2.6 për qind të prodhimit të Brendshëm bruto.

5 DHJETOR

Një burrë në Korçë vret dy fëmijët dhe më pas vret edhe veten. Një ngjarje e rëndë që shënon kulmin e çdo ngjarjeje tjetër makabre që ka ndodhur në vend.

7 DHJETOR

Lirohet nga burgu Lulzim Berisha, i dënuar me burgim të përjetshëm me akuzat e vrasjes dhe trafikut ndërkombëtar të drogës. PD akuzoi kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako sepse kishte firmosur një kërkesë sipas të cilës pas lirimit ai do të kryente punë vullnetare në këtë bashki.

7 DHJETOR 2016

Drejtori i CIA-s John Brennan viziton Tiranën. Ai takoi kryeministrin Edi Rama, presidentin Bujar Nishani, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, shefin e SHISH Visho Ajaz Lika. Sipas Ambasadës Amerikane, Brennan ka diskutuar me zyrtarët shqiptarë, “një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe”.

8 DHJETOR

Dështon aksioni policisë për arrestimin e Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës. Sipas të dhënave ai u lajmërua përpara se policia të shkonte në Sarandë për ka kapur.

12 DHJETOR 2016

Kryetari i PD Lulzim Basha organizon për herë të parë në ambjentet e selisë e re të kësaj partie festën e themelimit. Në fjalën e tij ai deklaroi se PD do të realizonte hapjen e saj më të madhe që kur është krijuar.

22 DHJETOR

Gjykata Kushtetuese voton kundër kërkesës së PD për rrëzimin e ligjit të vettingut si pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Gjashtë anëtarë kanë votuar kundër dhe 2 pro, duke sjellë nisjsjen e zbatimit të ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

22 DHJETOR

Me 23 vota pro, parlamenti miraton ligjin për amnistinë nga e cila lirohen rreth 700 të dënuar nga të gjitha burgjet e vendit.

 

SHKARKO APP