Meksika mund kampionët e Botës, Gjermaninë

Zhgenjim total ne Shqiperi, pasi tifozat shqiptare ne shumice dermuese jane me Gjermanine.

Meksika ka mposhtur 1-0 Gjermaninë në ndeshjen e kesaj te diele. Kjo është fitorja e parë e Meksikës ndaj Gjermanisë në historinë e tyre të futbollit.

Ishte Meksika ajo që befasoi Gjermaninë duke shënuar fitore minimale 1 me 0 dhe, por qe  kishte mundësi të shënonte prapë gola të tjerë përmes kundërsulmeve të frikshme.

Golin e tri pikëve e realizoi Hirving Lozano në pjesën e parë në minutën e 35-të. Gjermania bëri gjithçka deri në fund të ndeshjes, por nuk ia doli të gjejë as golin e barazimit. Kampionët në fuqi tani ka zero pikë në Grupin F, ndërsa sfida tjetër e këtij grupi zhvillohet nesër mes Suedisë e Koresë së Jugut. Të mos harrojmë gjermanet kanë dhe një Suedi të frikshme në grup.

Gjermanët u treguan mjaft të vakët në shume raste në pjesën e parë, kurse Meksika provoi disa herë në drejtim të portës së Neuer. Pjesa e dytë ishte më ndryshe për skuadrën e drejtuar nga Low, por sërish lojtarët u treguan të pasaktë përpara portës së Meksikës, ku në disa raste shpëtimtar u bë portieri Ochoa.

Në anën tjetër, në minutat e fundit, Meksika pati disa mundësi të mira për ta mbyllur më herët takimin, ku me anë të kundërsulmit u shfaq rrezikshëm në portën gjermane, por u treguan të pasaktë.

Kjo humbje e detyron tashmë Gjermaninë të mos lëshojë më pikë ndaj dy kundërshtarëve të tjerë të grupit, Suedisë dhe Koresë së Jugut.

 

SHKARKO APP