BBC tallet me atletet e kryeministrit shqiptar
BBC stacioni televiziv më i madh në botë, pas CNN, po tallet keq me kryeministrin shqiptar për veshjen me atlete në një Samit me liderë botërorë. Rama nuk hoqi dorë nga zakoni i tij për të rënë në sy, duke mos veshur veshjen zyrtare, por doli me atlete. Bile i zgjedh dhe të bardha që të bien në sy në raport me këpucët e zeza te liderëve të tjerë. Në Samit edhe kancelarja Merkel dhe kryeministrja britanike May kishin me këpucë të zeza, duke respektuar statusin e lartë të protokollit.
Rama luan kastile që të kthehet në lajm. Por ndodh që nga lajm kthehesh në objekt humori, siç bëri BBC.
BCC shkruan në video me tone humori se “fotoja e familjes” është një moment tradicional në mbledhjet që zhvillohen mes liderëve të botës.
“Por atletet sportive nuk duken shpesh në rreshtin e parë”- shton më tutje BBC, e cila thotë se i përkasin kryeministrit shqiptar. Në fund të videos, BBC jep dhe tonin e ironisë me pak fjalë dhe spostimin e fokusit të pamjeve, nga këpucët e Edi Ramës, tek buzëqeshja e madhe e kryeministrit.
“Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama… i cili mesa duket e ka shijuar momentin (e fotos).
Edi Rama mbetet mjeshtër i fasadës dhe i propogandës qoftë edhe për një foto me dikë më të rëndësishëm se ai. Ai është kujdesur që të postojë një set fotografish, ku bashkë me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, bisedojnë me Kancelaren gjermane Merkel me nga një gotë shampanjë.
Një grua e madhe, një liderë e madhe dhe një… SHOQE E MADHE– shkruan Edi Rama mënjëherë sapo Endri Fuga ka kapur fotot në fjalë.
Por Rama është kujdesur me mendjen e tij dhe me dorën e Endri Fugës që çdo fotografi e marrë në Londër të përceptohet në Shqipëri si një lider i madh rajonal. Pasi ka rregulluar punët e Shqipërisë, Edi Rama shkoi te Presidenti turk. Më pas me turravrap avioni nxitoi të kapte Londrën për disa foto me kancelaren gjermane Merkel dhe takim me kryeministrin grek Cipras.
Por BBC nuk ka përtuar dhe ka thumbuar edhe njëherë në Twitter. Ja se ç’shkruan për atletet e kryeministrit shqiptar: “Duket se dikush i paska harruar këpucët’.