8 Marsi. Si uruan Meta, Rama, Basha, Berisha, Kryemadhi dhe Veliaj
Festa 8 Marsit, e cila quhet si Festa e Grave; vajzave, nënave, motrave po festohet sot në Shqipëri. Të gjitha institucionet shtetrore kanë organizuar sot festa në respekt të tyre. Por përveç festave dhe luleve ishin Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Rama, ish-kryeministri Berisha, Lulzim Basha, kryetar i PD-së, Monika Kryemadhi kryetare e LSI dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilët kanë uruar në mënyra të ndryshme dhe simbolike festën e 8 MARSIT.
Presidenti Ilir Meta shkruan:“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”. Ilir Meta poston dhe këtë tufë lulesh në profilin e tij në Facebook.
Po sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi Institutin e Nxënësve që Nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” duke u uruar 8 Marsin, “Ditën Ndërkombëtare të Grave” nënave dhe mësueseve të nxënësve, si dhe duke i falënderuar me mirënjohje në mënyrë të veçantë për përkushtimin dhe përkujdesjen e tyre frymëzuese.
Presidenti Meta u takua dhe u përshëndet me nxënësit e Institutit, nënat e tyre, me Drejtorin Xhemal Xhafa, dhe mësueset të cilave u dhuroi lule duke u shprehur njëkohësisht urimet më të përzemërta në këtë ditë feste. Presidenti i Republikës vizitoi mjediset dhe klasat ku mësojnë fëmijët, u njoh imtësisht me veprimtarinë e këtij Institucioni të themeluar që në vitin 1963. Gjithashtu Presidenti Meta regjistroi një mesazh prekës në laboratorin e Institucionit duke lexuar një pjesë të zgjedhur nga libri “Zemra” i shkrimtarit italian Edmondo De Amiçis. Duke iu drejtuar nënave, mësueseve dhe edukatoreve të pranishme, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë e veçantë që është në këtë institut të mrekullueshëm për arsye të misionit të jashtëzakonshëm të tij dhe aq më tepër që jam edhe në një ditë të shtrenjtë për të gjithë ne, në Ditën e Nënës!
Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka postuar vetëm foto (shiko me poshtë)
Lulzim Basha ka bërë një deklaratë ku kushtuar grave pa ndihmë ekonomike dhe në kushte të mjerueshme mbijetese. Ai gjithashtu ka postuar foto nga takimet që ka zhvilluar këto ditë me gratë që u është hequr asistenca sociale.
“Ne ditën ndërkombëtare të gruas dua t’u uroj të gjitha vajzave dhe grave sa më shumë suksese dhe lumturi për veten e tyre dhe fëmijët. Sot disa prej grave dhe vajzave janë kënaqur me një lule, disa të tjera janë ngritur në protestë për më shumë të drejta. Ka gra që i kanë folur publikut nga konferenca luksoze, por ka shumë edhe nga ato gra që janë pa asnjë ndihmë.
Sot me mendje jam me të gjitha nënat që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët e tyre. Jam me Marijen në Kamëz, kryefamiljare e përjashtuar nga ndihma ekonomike, që mban fryëmn gjallë me gjysëm thesi miell.
Jam me Mirelën, nënën e Maristelës në Vorë, që nuk kishte më para për të blerë ilaçet për vajzën e sëmurë rëndë me azëm, sepse i kishin hequr të drejtën e ndihmës ekonomike. Jam me Dritën në Kavajë, që kishte çuar të dy fëmijët pa ngrënë në shkollë, sepse emri i saj nuk ishte më në listën e ndihmës ekononike. Sot jam me Valentinën në Obot të Shkodrës, e cila, përveç heqjes nga ndihma ekonomike, tani vuan edhe përmbytjen e shtëpisë.
Në mendje sot kam edhe Anitën nga Tirana, nënën që rri në rradhë tek spitali onkologjik, por jo gjithmonë merr kurën e duhur, sepse ilaçet mungojnë. Në mendje kam çdo nënë dhe grua që nuk ia del dot të mbyllë muajin, çdo grua që dhunohet, çdo grua që fle dhe zgjohet me brengën për fëmijën e paushqyer! Çdo dhimbje e tyre është motiv për mua që të bëj gjithçka për ta ndryshuar këtë realitet!”
Kurse ish-kryeministri Sali Berisha postoi foton me bashkëshorten e tij, Liri Berisha shoqëruar me këtë urim:
Gezuar festen e 8 Marsit!
Nenava, grave, motrave, vajzave shqiptare me respektin me te madh, mirenjohjen me te thelle ju urojme nga zemra gezuar 8 Marsin!
Gëzuar 8 marsin nëna, gra, motra dhe vajza të dashura! Qofshi të lumtura e të gëzuara çdo dite të vitit, sepse e meritoni.
Festoni sot si të doni e mundni, askush nuk mund t’ju gjykojë nëse keni vendosur të shkoni për drekë a darkë, të këndoni a vallëzoni, apo dhe të protestoni.
Sepse është e drejta juaj të zgjidhni , jo vetëm në 8 mars, por për çdo ditë të vitit çfarë është më e mira për ju dhe familjet tuaja.
Mos u bëni fasadë e politikanëve në një ditë si kjo, por revoltohuni përballë tyre sepse të gjithë duhet të bëjnë më shumë për ju.
Mos u trishtoni nëse bashkëshortët kanë harruar t’ju urojnë sepse janë ata që kanë më shumë nevojë për ju dhe qortimet ndoshta do ti bëjnë të kujtojnë se jeni shtylla e familjes.
Gëzojini urimet e fëmijëve, sepse ata do të bëhen më të mirë falë kujdesit tuaj! Qoftë dita e sotme festë dhe protestë për një jetë më të qetë, të sigurt dhe të lumtur për ju!
Gëzuar dhe ti mami im sot, sado të mundem nuk të falenderoj dot për kujdesin dhe mirësinë që më ke falur, për sakrificat që ende vazhdon të bësh për ne, fëmijët e tu.
8 marsi më kujton që këtë falenderim duhet ta bëj çdo ditë për ty!