80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit përulen me mirënjohje dhe respekt te “Nënë Shqipëri”

Autoritetet më të larta të vendit bënë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në përkujtim të 80-vjetorit të Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj etj., zhvilluan sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Duke u përulur me respekt para kujtimit të tyre, ata vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Shqiptarët kremtojnë sot 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës partizane që ranë heroikisht në emër të lirisë.
Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar, fillimisht nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga forcat gjermane.

Pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, qyteti i Shkodrës ishte i fundit që u çlirua.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare.

 

SHKARKO APP