Nëntë aeroportet më të rrezikshme në botë (Foto)

Të ulesh në aeroport, edhe kur është i klasit të parë, është pak frikë. Por kur ulesh në këto aerporte, të cilat futen në 9 aeroportet më të rrezikshëm në botë, kjo kërkon guxim. Bile pak çmenduri.

Ja 9 aeroportet më të rrezikshëm:

1-Aeroporti Barra është një aeroport me pistë të shkurtër që ndodhet në ishullin Barra në Skoci. Eshtë ekstrem i rrezikshëm pasi përdor plazhin si pistë kryesore për shumicën e fluturimeve.

Në foto: Aeroporti Barra (Skoci)

2-Courchevel Altiport është një altiport që shërben Courchevel, një vendpushim skish në Alpet Franceze.  Fusha ajrore ka një pistë shumë të shkurtër prej vetëm 537 metrash me një pjerrësi prej 18.6%. Pothuajse përherë ka borë dhe akull, por pista mbahet e pastër në çdo rast kur lajmërohet se do të vijë avion.

Në foto: Courchevel Altiport (Francë)

3– Aeroporti Lukla (Nepal, afër Maleve Himalaja), është një aeroport i vogël në qytetin e Lukla, distrikti Solukhumbu.

Pilotët nepalezë janë pilotët më të guximshëm, pasi guxojnë të ulen në këtë aeroport në një vend kaq të rrezikshëm.

Në foto: Aeroporti Lukla (Nepal, afër Maleve Himalaja)

4-Aeroporti Ndërkombëtar Cristiano Ronaldo Madeira, është një aeroport ndërkombëtar në famullinë civile të Santa Cruz, në arkipelagun portugez.

Aeroporti i Madeira Funchal dhe njihet si një nga aeroportet më të rrezikshëm në botë.

Në foto: -Aeroporti Ndërkombëtar Cristiano Ronaldo Madeira (Portugali)

5– Aeroporti Ndërkombëtar Toncontín është një aeroport civil dhe ushtarak që ndodhet 6 km nga qendra e Tegucigalpa, Honduras. Ky është një aeroport në të cilin nuk dëshironi të fluturoni.

 

Në foto: Aeroporti Ndërkombëtar Toncontín (Honduras)

6– Aeroporti i Gjibraltarit është renditur si një nga aeroportet më të rrezikshëm në botë.

Jo për shkak të pistës së saj prej vetëm 1777 metrash, por edhe për shkak të rrugës Winston Churchill me 4 korsi, e cila përshkon pistën.

7- Pista e Akullit është pista kryesore për Programin Amerikan të Antarktikut gjatë sezonit veror në terren të Antarktidës për shkak të afërsisë me Stacionin McMurdo. Nëse çahet akulli avioni përfundon në fund të ujit nën akull!

Në foto: Pista e Akullit  (Antarktit)

8-Ky është një aeroport në ishullin holandez të Karaibeve Saba.

Aeroporti është shumë i rrezikshëm sepse pista është vetëm 400 metra e gjatë dhe njihet si brezi ajror më i shkurtër komercial në botë! Piloti duhet të frenojë shpejt dhe mirë se ndryshe….

Në foto: Aeroporti në Karaibet holandeze

9-Ky është aeroporti kryesor në ishullin e Karaibeve të Saint Martin, i vendosur në anën holandeze të ishullit në vendin e Sint Maarten.

Aeroporti i tij konsiderohet i rrezikshëm për shkak të vendndodhjes së tij turistike në plazh përsa i përket avionëve me fluturim të ulët. Avioni siç e shikoni duhet të kaloj mbi kokat e pushuesve, një tmerr i vertetë.

Në foto: Avioni duke u ulur

 

SHKARKO APP