A do të shoqërohet me forcë Sali Berisha,me polici,para Taulant Ballës?

Taulant Balla ka firmosur një shkresë ku i kërkon policisë së Tiranës të shoqërojë me forcë deputetin Sali Berisha për tu paraqitur para komisionit hetimor parlamentar. Ish­-kryeministri Sali Berisha do të shoqërohet me forcë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për CEZ raportojnë disa media online. Të paktën kështu shkruan deputetit socialist, Taulant Balla në letrën drejtuar ish-kryeministrit, i cili sot nuk u paraqit në seancën e radhës të Komisionit për të dhënë dëshminë e tij.  Kjo ka revoltuar Taulant Ballën dhe ka nisur shkresë zyrtare. Por duket se nuk ka për të lëvizur policia në drejtim të ish-kryeministrit Berisha, pasi një shoqërim nevojitet për ti hedhur benzinë zjarrit që po ndizet në selinë e PD-së kundra qeverisë.

Pas kërkesës së bërë nga deputeti Taulant Balla, që i bëri thirrje nga Kuvendi ish-­kryeministrit Sali Berisha që të shkonte për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për çështjen CEZ, ai nuk ka pranuar që të jetë prezent. Mirëpo, ndaj tij ka edhe një shkrese, e cila thotë se nëse ai nuk paraqitet për të dëshmuar në të, atëhere do të shkoje policia ta marrë me forcë. Letra është si më poshtë dhe e firmosur nga Taulant Balla. Po kështu, dy javë më parë, nga foltorja e parlamentit, deputeti Balla i kërkoi Berishës të paraqitet në komisionin hetimor të ngritur për çështjen e CEZ, në të kundërt do të angazhohet policia për ta sjellë, në bazë të ligjit që kanë komisionet hetimore.

Dy javë më parë, nga foltorja e parlamentit, deputeti Balla i kërkoi Berishës të paraqitet në komisionin hetimor të ngritur për çështjen e CEZ, në të kundërt do të angazhohet policia për ta sjellë, në bazë të ligjit që kanë komisionet hetimore.

Mundet që Taulant Balla e ka bërë shkresën që ta depozitojë në dosje se ja “unë të kam njoftuar edhe me polici” dhe me pas e mbyll hetimin e komisionit. Nëse ka ndonjë mendje djallëzore në policinë e shtetit e zbaton shkresën e firmosur (gjë që mbetet e ligjshme) dhe shkon për ta marrë forcërisht ish-kryeministrin Berisha në shtëpinë e tij. Atëhere selia blu do të lëshojë kushtrimin e maleve: Na e morën Saliun! Pas kësaj nuk dihet fundi. Dihet vetëm fillimi.

Berisha nuk ka për të shkuar në komision. Ndaj shkresa e Ballës mbetet rrugeve të institucioneve, duke ia kaluar përgjegjsinë njëri tjetrit, pa mundur të ekzekutohet shkresa prej policisë. Por mundet që Saimir Tahiri ta zbatojë për të treguar forcë, siç ka informacione brenda kupolës së policisë.

 

SHKARKO APP