A do të jetë Xhamia e Namasgjasë një “Komunitet Mysliman numër dy” në Shqipëri?
Sot erdhi presidenti turk Erdogan për të inaguruar Xhaminë e Namasgjasë në Tiranë, e cila i ka kushtuar 30 milionë euro shtetit turk, por kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar nuk e pranoi të ishte në ceremoni.
Kjo ka shkaktuar debat të madh në Shqipëri, sepse çdo xhami varet dhe administrohet vetëm nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.
KMSH ka bërë të ditur se në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Namasgjasë “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej”.
Ish kryetari i KMSH-së Skënder Bruçaj kritikoi mospraninë e kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu, në këtë ceremoni krahas presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Rama.
“Në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë mospraninë e kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë unë e shoh si një akt të shëmtuar, por duke qenë se procedurat ose organizimin e ceremonisë ditën e nesërme unë e shoh si një organizim politik, atëherë më mirë që ai nuk është aty”, tha zoti Bruçaj.
Edhe analisti i njohur Berat Buzhala tha në “Opinion” se ky inagurim ishte politik, sepse Erdogan nuk e do dhe nuk e pranon kreun aktual mysliman shqiptar, ndërkohë që në xhami sot ishte kreu mysliman i Turqisë.
Kjo është e papranueshme që numri një i myslimanëve shqiptarë të mos lejohej në ceremoni.
Burimet mediatike thonë se edhe drejtuesi i kësaj Xhamie të re në Tiranë do të jetë turk e jo shqiptar, pavarësisht se gjithçka fshihet gjoja pas një Bordi.
Por realisht Xhamia e re do të jetë si Komuniteti numër dy Mysliman në Shqipëri!