A do të krijojë Blushi parti të re?

Ka opinione të ndryshme nëse Blushi do të krijojë parti të re apo jo. Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur i vendosur për të vijuar atë që ai e quan “betejë për të nxjerrë Partinë Socialiste nga rruga e privatizimit prej një njeriu”. Në emisionin “Top Story” ai tha se do të mbetet pjesë e partisë më të madhe aktualisht në pushtet dhe do të kërkojë aty respektimin e rregullave dhe lejimin e garës.

A do të krijojë Blushi një parti të re? “Unë jam aktualisht pjesë e një partie dhe do të vazhdoj të jem pjesë e saj derisa të besoj se ajo është privatizuar. Për momentin unë jam pesimist, por jo fatalist.” – tha Blushi duke shtuar se do të kërkojë deri në fund respektimin e regullave të brendshme.

Por duket se Blushi po projekton diçka të re, por ende nuk e ka thënë.

SHKARKO APP