Presidenti Trump akoma nuk ka vendosur nëse do marrë pjesë në ceremoninë për dorëzimin e pushtetit te Biden

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në janar.

Trump vazhdon të këmbëngulë që Biden ka humbur.

“Unë nuk dua të flas për këtë”, i tha presidenti drejtuesit të Fox News, Brian Kilmeade, në një intervistë televizive kur e pyeti nëse ai “do të paraqitej në inaugurim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Trump më pas pretendoi se ai nuk i humbi zgjedhjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë nuk dua të flas për këtë.  Ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme. Kam marrë më shumë vota se çdo president në historinë e vendit tonë… Dhe ata thonë se kemi humbur në zgjedhje.”

Ekipi i fushatës së presidentit në detyrë, Donald Trump  ka ngritur dhjetëra procese gjyqësore që pretendojnë mashtrim të gjerë të votuesve në disa shtete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?