A është rrahur deputeti Ndocaj në Prizren? Kaubojsi: Jo,nuk jam rrahur!
Faqja zyrtare e deputetit Eduard Ndocaj ka përgënjeshtruar lajmin se ‘kaubojsi’ është dhunuar nga dy persona në Prizeren.
“Pergenjeshtrojme nje lajm qe po qarkullon ne media sikur deputeti Ndocaj eshte dhunuar rende fizikisht ne Kosove. Deputeti Ndocaj eshte si kokra e molles e nuk a asnje lloj shenje dhune. Kete e konsiderojme si sulme te radhes me prapavije politike”– thuhen në reagimin e stafit të Ndocajt ndërsa e shoqëron postimin me foton që shihni në krye të lajmit për të treguar se ai është mirë.
Ndërkohë që në këtë reagim bie në sy se Ndocaj nuk e ka mohuar faktin që ai ka qenë në Prizeren, siç raportohej nga gazetaBlic.
Njoftimi i parë për rrahjen e deputetit
Deputetit më karakteristik të Parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj i ka kushtuar shtrenjtë një vizitë në Kosovë. Gazeta Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se deputeti Ndocaj, i njohur si “kaubojsi” është rrahur keq nga dy persona në fshatin Landovicë, afër qytetit të Prizrenit.
“Ndocaj ka qenë në Pejë dhe duke u kthyer nga Peja, është ndalur në Landovicë të Prizrenit. Aty e kanë rrahur dy persona, që janë të njohur për Policinë si persona të dyshuar për trafikim me narkotikë”, tha ky burim i Gazetës Blic brenda policisë.
Personat që kanë sulmuar deputetin shqiptar janë të njohur për policinë, shkruan Gazeta Blic.
“A.V nga Kukësi, me banim në Prizren, dhe I.B nga Prizreni”, tha burimi.
Merret vesh se bashkë me deputetin Ndocaj, në veturë ka qenë edhe këngëtarja e njohur E. A., një personazh i njohur nga Shqipëria.
Nga policia ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht rastin. / © GazetaBlic.com /
Lajmi i fundit nga Kosova
Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Eduart Ndocaj është rrahur nga disa persona gjatë një vizite në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në Prizren.
Por vetë deputeti socialist, Eduart Ndocaj ka muahuar një gjë të tillë duke bërë publike në Facebook një foto të tij dhe një status ku thuhet se është shëndosh e mirë.
Por media kosovare kanë zbuluar të vërtetën për këtë ngjarje. Klan Kosova ka pyetur Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.
Ai ka thënë se sulmi dhe dhuna ndaj deputetit socialist është bërë nga dy persona, njëri qytetar i Kosovës ndërsa tjetri nga Shqipëria.
Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Eduart Ndocaj i njohur si “Kauboji” është rrahur dy net më parë në Landovicë të Prizrenit. Incidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Ndërkohë që Kryeprokurori Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar që të dy personave tu caktohet masa e paraburgimit.
Sipas Hoxhës, personi që ka sulmuar deputetin shqiptar e që është nga Kosova, është i njohur për autoritetet në Prizren.