PS-ja fiton tre mandate deputetësh, në tavolinë, me ndryshimin e mandatëve
Zgjedhjet parlamentare po vijnë me vrap. Viti 2017 është vit zgjedhor. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të caktojë numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Partia Demokratike ka ngritur dyshimet se me këto ndryshime po kërkohet të goditet opozita. Për këtë arsye, mbledhja e ditës së djeshme u shty. “KQZ vendosi shtyrjen e vendimarrjes, për të kërkuar informacion shtesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në bazë të kërkësës së subjektit Partia Demokratike”, thuhet një njoftimin e KQZ. Caktimi i numrit të mandateve, sipas KQZ, ka lindur me inicativë të Ministrisë së Brendshme, si pasojë e lëvizjeve demografike. Ministria e Brendshme ka informuar Komisionin se në Shqipëri janë të regjistruar zyrtarisht 4 426 963 shtetas. Sipas përllogaritjeve, për 31.621 zgjedhës do të ketë një deputet. Në një përllogaritje të bërë nga gazeta Shekulli, ndryshim të numrit të deputetëve pritet të ketë në Berat, Kukës e Korçë.
Gazeta e ish –deputetit Koço Kokëdhima shkruan se nga kjo rishpërndarje e mandateve, më shumë goditet e djathta. Partia Demokratike ka akuzuar më parë qeverinë se në dëm të saj dhe për llogaritje të pastra elektorale u bë edhe ndarja territoriale. Fakti që ish-deputeti Kokëdhima po sulmon PS-në se po planifikon të fitojë dy ose tre deputetë në tavolinë krijon një pështjellim në publik për kërkesën e ministrisë së Brendshme, ndonëse mundet me të drejtë ajo ka kërkuar se ka spostime votuesish.
Kalkulimet matematike zgjedhore nuk e nxjerrin fituese PS-në. As me PDIU dhe dhjetra partiza. Pa LSI asgjë nuk fiton e majta. Këtë e dijnë mirë në selinë rozë. Ilir Meta vendos për numrin magjik 71, ndaj duket se kanë filluar manovrat për të krijuar në qarqe favorizuese të PS-së rritje numrit të mandatëve. Berati që njihet si bastion i LSI po luhet nga PS-ja të heq një mandat deputeti.
Nuk dihet se si do reagojë LSI, porse duket se sherret në mazhorancë do zgjerohen edhe për Kodin Zgjedhor e numrin e deputetëve në qarqe.