A ka ndikim Mane me Frangaj, tek kryeministri Rama?! Ja si përgjigjet biznesmeni

Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, të Ylli Rakipit në Top Channel biznesmeni shqiptar Samir Mane u pyet për miqësinë me pronarin e TV KLAN, Aleksandër Frangaj, dhe nëse të dy kishin ndikim tek kryeministri Edi Rama.

Rakipi: Ju keni lidhje me një nga pronarët e një media të madhe në vend. Thonë njerëzit që Samir Mane drejton qeveritë në Shqipëri bashkë me Aleksander Frangaj, pronar i TV KLAN?

Samir Mane: Këto janë muhabete kafenesh. Unë s’kam asnjë biznes bashkë me Aleksandër Frangaj, asnjë biznes. Frangaj është një mik i mirë i imi dhe nuk kam asnjë biznes të përbashkët me të.

Rakipi: Por a ka Samir Mane lidhje politikë-biznes në Shqipëri?

Mane: Unë kam 3700 njerëz që punojnë te unë, dhe nuk kam asnjë lidhje me politikën, dhe nuk jam asnjë deklaratë për asnjë politikan apo për deklaratë që ata bëjnë.

Rakipi: Thonë që ju keni miqësi familjare me ish kryeministrin Berisha dhe kryeministri Rama…

Mane: Sali Berisha dhe Rama nuk janë miqtë e mi. Unë do të them që jam mik i Sali Berishës dhe Edi Ramës, kur nuk jam, por i kam takuar dhe i takoj se më lidh puna, por nuk janë miqtë e mi. Unë nuk jam as njeri i Ramës, as i Saliut, jam vetja ime.

Rakipi: Ju keni marrë koncesionin e minierës në Bulqizë?

Mane: Unë e kam blerë koncesionin e minierës, nga një biznes tjetër, por jo nga qeveria. Unë nuk kam hyrë në koncesione se nuk më ka leverdisur prandaj nuk kam hyrë në koncesione dhe tendera publik/tpz.al/

Ndërsa analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka debatuar me bisnesmenin Samir Mane, lidhur me pushtetin politik dhe influencat që oligarkët kanë në Shqipëri. Bushati tha se Mane është një oligark dhe dha një shembull konkret për ta ilustruar këtë gjë.

“Pse jetojmë në sistem oligarkik? Unë oligarkë perceptoj, disa njerëz që detyrojnë qeverinë të bëhen ligjet për ta. Kam një rast. Ju jeni ndërtues i këtij pallati këtu. Para disa ditësh, disa të paguar nga lali Eri më kanë akuzuar se nuk flas. Për mua ky pallat këtu, është një shembull tipik oligarkie. Është një pallat për ndërtimin e të cilit është ndërruar vija e verdhë. Është një pallat që kryeministri Rama, e ka firmosur kur për biznesmenët e tjerë ishte moratorium.Mbaj mend pastaj, që është një pallat për të cilin është bërë luftë e madhe mediatike. Një pjesë e medias thoshte e ka dhënë Basha. Basha thoshte e ka dhënë Rama. Pra po ngrihej një pallat që asnjëri nuk i dilte për zot, e largonin si patate të nxehtë. Pas presionit publik, PD, u detyrua ta denoncojë, por në televizionin e Aleksandër Frangaj, i cili 8 vjet me rradhë i ka çarë kokën shqiptarëve për PD, këtë lajm ky televizion nuk e dha fare. Ky eshte shembulli total që në këtë vend ndërtohet një vepër oligarkike”-tha Bushati.

SHKARKO APP