A ka probleme shëndetsore kryeministri?Ministri Beqja:Nuk di gjë !

Web-i i gazetarit të mirënjohur Blendi Fevziu ka shkruar se ka lëvizje të autoambulancave në vilën qeveritare ku pushon Kryeministri Rama.
“Në vilën qeveritare në Dhërmi ku po pushon kryeministri Edi Rama këto dy orë është parë hyrja dhe dalja e nje autoambulance. Burime të pakonfirmuara bëjnë të ditur per opinion.al se mjekët i kane dhënë ndihmën e parë dikujt brenda viles ku po pushon Edi Rama. 
Dëshmitarë në vendngjarje pohojnë se kane pare levizje shume te shqetesuara te stafit te kryeministrit. Ambulanca eshte larguar perpara nje ore dhe eshte rikthyer serish tani. 
Burime nga Ministria e Shendetesise thane per opinion.al se ambulanca eshte pjese e eskortes se Kryeministrit. Zyrtaret e Ministrise nuk shpjegojne dot aktualisht perse ambulanca ka levizur me urgjence dy here”- shkruan web-i në fjalë, por nuk sqaron nëse ministri Shendetsise Ilir Beqja ka shkuar ne vendngjarje,sepse makina e tij është parë hyrë në vilë, krahas autoambulancave.
Ndërkohë i pyetur nga “Koha Jone” ministri i Shendetsisë Ilir Beqja tha se “nuk di gjë!”. Ndersa drejtori i shtypit i kryeministrit Endri Fuga tha shkurt dhe me korrektese se ” E ka sqaruar Fevziu, lajmin”.
Gjithsesi urojmë që kryeministri të gëzojë shendet të plotë.
dfsdgdf

SHKARKO APP