A ka Sajmir Tahiri materiale komprementuese për Kryeministrin?
Sot Saimir Tahiri bëri një kërcënim publik kur tha se “nuk ka bir nëne dhe bir kurve që të më bëjë mua presion….”. Kjo u interpretua si presion ndaj kryeministrit.
Në një lidhje direkte në emisionin Opinion, Tahiri ka folur dhe për deklaratat e tij të sotme, të cilat janë interpretuar si mesazhe që i janë drejtuar vetë Ramës.
“Nuk e kuptoj pse hidhni fall per arsyet pse shkova në kuvend dhe arsyet pse kam kercenuar Ramen. Nuk e kam ne kulture te kercenoj njeri, nuk jap mesazhe pervecse drejtperdrejte. Kam te drejten time te flas ne kuvend dhe jashte tij. Kam degjuar ne kuvend Saliun e Lulin, te me akuzojne por une nuk e lejoj kete.
Per hir te respektit qe kam per sistemin e drejtesise, per hir te parimeve te mia, nuk jam marre kurre me prokuror e gjyqtar. Por se pranoj qe Luli e Saliu te me bejne gjyqin”- tha Tahiri.
Si për çudi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka njeri që t’i bëjë atij presion, as në shqip e as në gjuhë të huaj, një togfjalësh që “rezonon” atë që Tahiri tha disa orë më parë.
Rama: Vettingun e politikanëve e bën drejtësia, por këtu nuk ka patur një drejtësi që ta bëjë këtë.
Balla: Realisht ka patur presion ndërkombëtar ndaj jush,që peshku i madh të ketë një emër konkret si ai i Saimir Tahirit?!
Rama: U bë kjo puna e peshkut si banale. Përsa i përket presioneve mua në shqip apo në gjuhë të huaj nuk më bën do njeri! A ka individ dashamirës ose jo dashamirës që janë të interesuar ti kuptojnë më shumë për këto çështje, patjetër që ka… patjetër që ka patur interesim….Saimir Tahiri është kërkuar të arrestohet dy ditë pasi ka dalë një publikim i përgjimeve të dy personave, të dy përfaqësues të llumit të shoqërisë… prokuroria ka kërkuar arrestimin në shkelje të plotë të kushtetutës dhe në shkelje të ligjit mbi të cilin funksionon kuvendi. Këta i thonë këtyre andej që këta nuk heqin imunitetin, ndërkohë që imuniteti për hetimin është hequr që në vitin 2012. Por me një kusht, që të kenë një provë të vetme kur shkojnë në komisionin e mandateve- tha kryeministri këtë të enjte të Sokol Balla.
Dhe me tej shtoi kryeministri:
“Që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time ndodh shpesh, nuk është problem
Një pjesë e atyre që komentojnë jetën tonë politike, duan të bindin të tjerët atë që besojnë vet lidhur me mua, etj etj. Është një gjë që të bën për të qeshur, mua më bën për të qeshur.
Saimir Tahiri apo kushdo tjetër më bën mua presion. Thjesht më bën mua për të qeshur.
Unë nuk besoj që ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht. Unë e njoh mirë dhe e di mirë sesi funksionon nuk është njeriu që përdor metoda, të cilat ata që i komentojnë i përdorin. Këto i përdor Saliu, në kohën e vet ka pasur mesazhe të koduara.
Për mua nuk është mesazh i koduar.
Unë e kam të thjeshtë të kuptoj se kush janë burrat dhe birat.
Unë s’jam avokati i Saimir Tahirit, s’është puna ime të bëj avokatinë, mua më vjen për të qeshur…
Bazuar në filmin që ka krijuar opozita dhe që kanë shfaqur në vazhdimësi sipas kinemave të tyre nëpër portale dhe banaqet e komenteve komentatorët, ka lidhje dhe presion..Ai film do që në këtë skenar të ketë një që shantazhin dhe një tjetër që është i shantazhuari se këta janë pjesë e një mafie. Por e vërteta është se jemi në një realitet krejt tjetër.”, tha Rama.
Javët e fundit gjithnjë e më shumë po flitet në publik për arrestimin e Saimir Tahirit. Ish ministri shihet si kokë turku për të bindur BE për rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Deri në vendimin për hapjen e negociatave nuk ka mbetur shumë kohë dhe në konferencë me Frederika Mogherinin, Rama i kërkoi prova të tjera prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Lehtësia, me të cilën e bëri këtë deklaratë ishte e habitshme.
Tahiri ka kërkuar dy herë fjalën në parlament dhe dy herë është tërhequr, por mesazhet janë dërguar edhe kësaj radhe. Përdorimi i frazave të Ramës, e folura me gjuhën e kryeministrit në momente të vështira për të, nuk janë rastësi. Duke u njehsuar me figurën e Ramës, po tenton t’i rifreskojë kujtesën ish shefit të tij, se fati i njërit është i pandarë nga i tjetrit. Mbetet për t’u parë, nëse është duke bllofuar apo jo.
Deri tani kuptohet se të dy Tahiri dhe Rama po punojnë me kode, ku kërcënojnë njeri tjetrin për të mos folur për ato që dijnë.