A kishte kontroll të BKH nën drejtimin e prokurorit të SPAK, Vladimir Mara, te një supërkulle në Tiranë?

Mediat raportojnë për një operacion të gjerë të zhvilluar nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), nën drejtimin e oficerëve të antimafias italiane, në një nga kullat më luksoze të kryeqytetit “GTF” afër Gjykatës së Lartë.

Sipas burimeve, operacioni është rezultat i një investigimi disamujor të programit investigativ italian “Le Iene”, i fokusuar në një rrjet të mirëorganizuar mashtrimesh përmes call center-ave. Për rreth tre muaj, rreth 15 persona të infiltruar nga “Le Iene” arritën të zbërthejnë të gjithë skemën, duke ia referuar më pas çështjen autoriteteve italiane të antimafias.

Pas verifikimeve dhe hetimeve të thelluara, antimafia italiane ka koordinuar dhe drejtuar operacionin e sotëm në territorin shqiptar, me në krye prokurorin Vladimir Mara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit në zyrat e kompanisë janë sekuestruar miliona euro cash, si edhe dhjetëra kuleta kriptomonedhash, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të hetuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni është ndjekur nga afër edhe nga drejtuesi i BKH-së, Joni Keta, i cili, sipas burimeve, ka qenë i pranishëm në terren gjatë veprimeve hetimore.

Këto janë njoftime sporadike mediatike, por akoma BKH dhe SPAK nuk kanë dalë me njoftim zyrtar.

Ndërkohë pritet edhe nga drejtuesit e “GTF” që të ketë njoftim apo reagim publik për të mohuar apo pohuar kontrollin e BKH.

Por ajo që po bën BKH dhe SPAK duke hetur qindra milionë euro që janë hedhur apo hidhen nga mafia te kullat apo resortet turistike, mbetet një punë lapidare e BKH dhe e prokurorëve kurajozë e patriotë të SPAK.

Ndaj ka punë plot BKH dhe SPAK për ti shkërmoqur këtë grupe të struktura kriminale: Politikë-Mafie-Media që po bëjnë namin me qindra e qindra milionë euro, e cila lëviz cash, aqsa thuhet se nuk i numërojnë dot milionat e eurove kriminale, por i peshojnë në kandare!

Mjafton që BKH të hetojë lejet e ndërtimit, vendimet se kush merr statusin e “investitorit strategjik”, burimin e parave të tyre, etj dhe do të rezultojë se në këto grupime kriminale ka politikanë, zyrtarë të lartë, mafiozë, opozitarë, analistë, ndonjë pronar medie, killera të paguar, etj.

Në foto: Prokurori i SPAK, Vladimir Mara

Në foto: Drejtuesi i BKH, Joni Keta

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?